Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar gati 18 mijë qifte – mosha mesatare 29.5 vjeç

- Advertisement -

Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18757 fleta statistikore për kurorëzime. Këto të dhëna sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17577 qifte-bashkëshortore.

Mosha mesatare e të martuarve sipas ASK-së ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.

Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%.

Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%.

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj rreth menaxhimit të situatës me COVID-19. Ai ka thënë se...
- Advertisement -

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, viktima dërgohet në QKUK

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në komunën e Vushtrrisë. Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur...

BE rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër...

Reagojnë ‘Pishtarët’, pasi KELKOS mirëpriti nismën për formimin e komisionit hetimor për Hidrocentrale

Organizata Joqeveritare ‘Pishtarët’ ka reaguar në Facebook pasi KLEKOS Energy ka mirëpritur nismën për krijimin e një komisioni hetimor për hidrocentralet.Sipas Pishtarëve, kompania KELKOS...

Related News

Ministrja Dumoshi pret në takim Don Xhonin

Don Xhoni ka vizituar Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Reperi i ri i estradës, Don Xhoni ka publikuar një fotografi, me të cilën tregon...
- Advertisement -