Tragjike: Po ktheheshin nga Kosova në Zvicer, humbin jetën tre anëtarë të familjes kosovare

- Advertisement -

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.

Albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.
Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit, transmeton albinfo.ch.Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, përcjell albinfo.ch. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome.Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndme të rënda.Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

RTK vendos logon e vet në fanelë të Ronaldos, mund t’i kushtojë buxhetit të Kosovës miliona euro

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe padyshim sportisti më i njohur në botë,...
- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton për shkakun e vdekjes së gjyqtarit Bashkim Beshi

Është ndarë nga jeta sot në moshën 52 vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje...

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir. Ky i fundit duke komentuar...

Vazhdon përplasja në distancë, Hoti i përgjigjet sërish akuzave të Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur edhe njëherë kritikave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për shuarjen e Taskë Forcës Speciale kundër...

Related News

Ekskluzive: Ky është bordi i ri i KEK-ut

Qeveria e Republikës ka shkarkuar bordin e KEK-ut. Kësisoj, menjëherë ka marrë vendim që të emëroj bordin e ri. Indeksonline ka mësuar emrat e tyre: Musa...
- Advertisement -