Sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?
Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes, shkruan “AgroWeb”,
Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve.
Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin!
Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm një lugë çaji.
Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola.
E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është më pak se dy lugë çaji me sheqer. /