Reagon Albulena Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e planifikuar nga Thaçi e Mustafa

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti”.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, kanë punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet me nderë e përkushtim.

Sipas saj, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur! /Lajmi.n

 

Të fundit

Dhimbja e kësaj pjese të fytyrës mund të jetë simptomë e koronavirusit

Një shkencëtar i të dhënave ka pohuar se rezultatet e kërkimit në Google nga e gjithë bota mund të jenë thelbësore për përcaktimin e...

Një i infektuar nga Peja në gjendje të rëndë, pesë të tjerët po trajtohen në shtëpi

Njëri prej pacientëve të infektuar me koronavirus nga komuna e Pejës, i cili është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë është në...

Nëna e Pep Guardiolës vdes nga COVID-19

Nëna e trajnerit spanjoll të futbollit, Pep Guardiola, ka vdekur sot, si pasojë e sëmundjes me COVID-19, raportojnë mediat angelze. Sipas Sky Sport, klubi anglez i...

Fifi e pranon se është e dashuruar, mes lotësh rrëfen planet për dasmën

Fifi përlotet teksa flet për mashkullin që dashuron. Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi gjatë intervistës më të fundit me Ardit Gjebrean rrëfeu shumë...

Thaçi i kërkon Lumezit të ndërmarrë veprime ndaj Agim Bahtirit: Unë dhe familja ndihemi te kërcënuar nga deklaratat e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deponuar Kallëzim Penal në Prokurorinë e Shtetit kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, pas...