Quni: Ishim ne që vulosëm fitoren e Haskukës, ai vendosi që tash e tutje të rrugëtojë pa ne

- Advertisement -

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka dhënë detaje rreth prishjes së koalicionit mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Kryetari i kësaj komune nga VV-ja, Mytaher Haskuka, sot i ka dhënë fund këtij koalicioni, për shkak se LDK-ja nuk mori pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale.

Quni deklaroi se ata e respektojnë vendimin e tij dhe e falënderojnë për bashkëpunimin që kanë pasur përgjatë këtyre viteve.

Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas”.

“Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci”.

“Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Quni në Facebook.

Postimi i plotë:

E vërteta rreth koalicionit LDK-VV në Prizren

Të nderuar qytetar të Prizrenit, duam ta sqarojmë opinion e gjerë në lidhje me zhvillimet e fundit rreth koalicionit tonë me VV-në në nivel lokal.

Grupi i kuvendarëve të LDK’së në koordinim me kryetarin e degës dhe organet e partisë, sot nuk ka marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryekuvendarit, për shkak se ne kemi qenë në negociata që si partner në koalicion ti sqarojmë pozicionet tona, pas situatës së re të krijuar në qeverinë lokale, si rezultat i daljes së Nismes nga koalicioni.

Kemi kërkuar nga partneri ynë që të bëjmë shpërndarjen e përgjegjësisë, me bindjen se kjo do ta rriste performancën dhe efikasitetin e shërbimeve karshi qytetarëve prizrenas.

Ne konsiderojmë që koncetrimi i pushtetit tek njëri partner, nuk është praktikë e mirë në demokraci.
Mosgatishmëria për ti dhënë zgjidhje kërkesës tonë, ka rezultuar me pamundësi për koordinim për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë e hapur për partneritet të sinqert.

Kërkesa për balancimin e përgjegjësisë, ishte në proporcion me përfaqësimin që LDK ka në Kuvendin Komunal dhe i bazuar në faktin e pakontestueshëm se ishim ne që vulosëm fitorën e kryetarit Haskuka, i cili sot vendosi që tash e tutje të rrugëtoi pa ne.

Ne e respektojmë vendimin e tij dhe e falenderojmë për bashkëpunimin që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.

Anton Quni
Kryetar i LDK’s në Prizren

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

RTK vendos logon e vet në fanelë të Ronaldos, mund t’i kushtojë buxhetit të Kosovës miliona euro

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe padyshim sportisti më i njohur në botë,...
- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton për shkakun e vdekjes së gjyqtarit Bashkim Beshi

Është ndarë nga jeta sot në moshën 52 vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje...

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir. Ky i fundit duke komentuar...

Vazhdon përplasja në distancë, Hoti i përgjigjet sërish akuzave të Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur edhe njëherë kritikave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për shuarjen e Taskë Forcës Speciale kundër...

Related News

Ekskluzive: Ky është bordi i ri i KEK-ut

Qeveria e Republikës ka shkarkuar bordin e KEK-ut. Kësisoj, menjëherë ka marrë vendim që të emëroj bordin e ri. Indeksonline ka mësuar emrat e tyre: Musa...
- Advertisement -