Presidenti gjerman uron kosovarët për 12-vjetorin e Pavarësisë: Do t’ju qëndrojmë përkrah edhe në të ardhmen

- Advertisement -

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përmes një letre dërguar presidentit Thaçi e ka uruar për 12 Vjetorin e Pavarësisë.

“Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate”, shkruan ndër tjera presidenti Steinmeier në letrën e tij.

Ai më tej ka shkruar se në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, porse sipas tij, ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha.

“Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Kjo është letra e plotë e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier:

Zoti President,

Juve dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj Përvjetorin e Pavarësisë.

Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate. Në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. E megjithatë ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha. Para së gjithash reformat e qëndrueshme në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë të nevojshme për të forcuar Kosovën ekonomikisht dhe për të afruar atë me Unionin Europian. Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës.

Edhe në emër të gjithë qytetarëve gjermanë ju dëshiroj juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës një të ardhme në paqe, prosperitet dhe liri.

Frank-Walter Steinmeier,

President i Republikës Federale të Gjermanisë

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

Tayna nuk po ndalet, pasi doli pa reçipeta tani provokon edhe me një tjetër paraqitje

Tayna erdhi edhe me një tjetër imazh provokues. Reperja e njohur shqiptare Tayna i ka hequr pothuajse të gjitha për një foto artistike në rrjete...
- Advertisement -

Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotësira

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët...

Viti i ri akademi fillon më 1 tetor, ligjëratat do të mbahen online

Studentët e vitit të parë nuk do të fillojë ligjëratat për shkak që akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit. Më 1 tetor do të...

Britania e Madhe planifikon të infektojë qëllimisht kandidatët për vaksinën antiCOVID-19

Gazeta britanike ‘Financial Times’ njoftoi se do të zhvillohet një provë klinike në Britaninë e Madhe, gjatë së cilës vullnetarët do të infektohen qëllimisht...

Related News

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme: Shi dhe rënie temperaturash

Dy ditët në vijim mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu. Në fundjavë cikloni nga Italia sjell mot vjeshtor, me shi dhe rënie të...
- Advertisement -