Podujeva thyen tabunë e bastioneve politike, priten ndryshime dramatike të pushteteve në zgjedhjet e ardhshme lokale

- Advertisement -

Fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në komunën e Podujevës, komunë kjo që llogaritej bastion i saj, do të mund ta kenë edhe partitë e tjera në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Pas dy dekadave Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pësoi humbje nga Lëvizja Vetëvendosje në qytetin e Podujevës, qytet ky që llogaritej bastion i partisë së Isa Mustafës.

Mirëpo, ajo që ndodhi në Podujevë, mund të ndodhë edhe në komunat e tjera dhe se asnjë parti më nuk mund të pretendojë se bastion i tyre është një qytet i caktuar.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë kanë treguar se bastionet mund të shuhen në zgjedhjet lokale në vjeshtën e vitit 2021 dhe se përveç kësaj, qytetarët janë lodhur nga pushteti i njëjtë tash e sa vite.

Për këtë arsye sipas njohësve të politikës të gjitha partitë politike duhet të angazhohen dhe të punojnë edhe më shumë për zgjedhjet e rregullta lokale që do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Imer Moshkolaj, njohës i çështjeve politike në vend, ka thënë për lajmi.net, se partitë politike në qytetet ku i konsiderojnë si bastione nuk duhet të ndjehen komod, pasi siç theksoi Mushkolaj, qytetarët as nuk ua kanë borxh e as obligim votën.

Sipas tij, zgjedhjet në Podujevë kanë dhënë një mesazh shumë të qartë dhe serioz për të gjitha partitë politike në Kosovë.

Mushkolaj ka thënë se, LDK-ja ka humbur në Podujevë nga LVV-ja për shkak të sjelljes që ka pasur ndaj votuesve të saj në zgjedhjet e përgjithshme, ku edhe ishte proklamuar koalicioni mes këtyre dy partive politike.

“Së pari, partitë politike duhet ta kenë të qartë se bastionet ku qeverisin qytetarët nuk ua kanë borxh votën, për shkak se në këto komuna sikur e kanë krijuar njëfarë komoditeti se qytetarët janë të obliguar që të votojnë për ta edhe zakonisht bastionet i bëjnë politikanët, kryetarët e komunave dhe tjerët që qeverisin, jashtëzakonisht arrogant edhe të papërgjegjshëm. Kështu që çdo shembje e bastionit të cilësdo parti politike është lajm i mirë për shkak se thjeshtë e prish atë komoditetin e politikës edhe iu jep pak më shumë shanse qytetarëve për me pa edhe kandidatë të tjerë. Jo domosdoshmërisht kandidatët e tjerë ose opsionet e tjera politike munden me qenë të mira, por megjithatë dalin prej asaj amullie, në këtë rast sikurse Podujeva, 20-vjeçare edhe shohin diçka tjetër, pra provojnë diçka ndryshe. Kështu që kjo çka ka ndodhur në Podujevë, duhet të jetë sinjal serioz për partitë politike që thjeshtë të fokusohen më shumë në punë në kuptimin që t’i kryejnë obligimet e veta në komunat ku ata e kanë pushtetin, përndryshe mund ta pësojnë sikurse LDK-ja në Podujevë, por duke e pas parasysh që Kosova është një vend i vogël edhe në këtë rast në Podujevë ka pasur ndikim shumë të madh edhe qasja e LDK-së në përgjithësi në këtë vitin e fundit do me thënë prej zgjedhjeve të kaluara, unë besoj se kjo ka me shkua muajve të ardhshëm duke iu hakmarrë LDK-së pikërisht për qasjen që e ka pasur në radhë të parë ndaj votës së elektoratit të vetë dhe së dyti edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se të gjithë e dimë se para 6 tetorit vitit të kaluar në fakt ky kombinimi LDK-LVV shihej si njëfarë shprese për qytetarët të paktën njëfarë shprese ishte proklamuar ashtu”, theksoi Mushkolaj për lajmi.net.

Sipas tij, nuk do të duhej të kishte bastione në Kosovë dhe se fatin e Podujevës mund ta kenë edhe qytetet e tjera, përkatësisht partitë e tjera që një komunë e cilësojnë si bastion të tyre.

“Nuk do të duhej asnjë kryetar komune dhe asnjë parti politike që ka ende bastione në Kosovë me u ndje komod dhe i sigurt se nuk do të ndodhë ajo që i ka ndodhur Podujevës. Pra fatin e Podujevës munden me e pas edhe bastionet e tjera për shkak se secili qytetar sot e sheh çka është mirë, secili qytetar ose shumica nuk e japin votën bllanko në kuptimin që thjeshtë po votojmë se duhet me e votua këtë parti, por në këmbim të asaj vote thjeshtë kërkojnë mirëqenie, edhe kur kjo mirëqenie nuk iu ofrohet, është shumë e natyrshme që pastaj të lëvizin edhe opsionet politike”, u shpreh Mushkolaj.

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

HALIL THAÇI KANDIDAT NGA KASTRIOTI PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot ka propozuar kryetarin e qendrës Halil Thaçin kandidat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Strukturat e...
- Advertisement -

Arrihet koalicioni në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një takim larg vëmendjes së publikut në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, thonë burimet e...

Albright: Kosovës nuk mund t’i thuhet bëni të gjitha vet

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Medeleine Albright në një konferencë dyditore në kuadër të Javës së Gruas, ku po merr pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga,...

“Nesër në 15:00”, gjithçka që duhet të dini për tërheqjen e 10 % nga Trusti

Zëdhënësi i Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Jeton Demi ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit të qytetarëve për të tërhequr 10% e kontributeve...

Related News

HALIL THAÇI KANDIDAT NGA KASTRIOTI PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot ka propozuar kryetarin e qendrës Halil Thaçin kandidat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Strukturat e...

Arrihet koalicioni në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një takim larg vëmendjes së publikut në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, thonë burimet e...

Albright: Kosovës nuk mund t’i thuhet bëni të gjitha vet

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Medeleine Albright në një konferencë dyditore në kuadër të Javës së Gruas, ku po merr pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga,...

“Nesër në 15:00”, gjithçka që duhet të dini për tërheqjen e 10 % nga Trusti

Zëdhënësi i Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Jeton Demi ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit të qytetarëve për të tërhequr 10% e kontributeve...

Podujeva thyen tabunë e bastioneve politike, priten ndryshime dramatike të pushteteve në zgjedhjet e ardhshme lokale

Fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në komunën e Podujevës, komunë kjo që llogaritej bastion i saj, do të mund ta kenë edhe...
- Advertisement -