Oferta publike e Albin Kurtit për LDK’në: Këta janë 5 ministrat e VV’së, LDK t’i propozojë 5 emra

Para takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lideri i LV-së, Albin Kurti ka dalë me një video mesazh ku i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejtë. Kurti i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra ndërsa ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i propozojë pesë emra.

Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues. Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

I njejti ka thënë se nuk ka kohë për të humbur, derisa, ju bën thirrje LDK-së që të propozojë emrat e ministrive, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë. I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”, shton ai.

Lideri i LV-së ka bërë thirrjë që të fillohet puna për krijimin e qeverisë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

Të fundit

50 vjeçarja seksi, Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka treguar edhe njëherë se sa në formë është ajo Edhe pse 50 vjeçare, bukuroshja amerikane ka postuar një...

Rama i hakmerret Kurtit që kundërshtoi minishengenin në Munih, e quan ngatërrestar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të sulmojë homologun e tij nga Kosova Albin Kurti, për shkak se ky i fundit kundërshtoi minishengenin. Kryeministri...

Rita pozon tepër seksi dhe jep këshilla për jetën

Rita Ora ka postuar një foto tepër seksi sonte Këngëtarja kosovare është parë në Los Angeles të Kalifornisë ku si duket moti atje sonte ishte...

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e...

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Milos Ciric, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë. Ai në një opinion...