Obiliqi plot deponi ilegale mbeturinash por vetëm me 4 gjoba për ndotje të ambientit

- Advertisement -

Obiliqi është një nga qytetet më të ndotura në Kosovë. Shkak për këtë është tymi që lëshohet nga termo-elektranat e KEK-ut, deponia e Mirashit, por edhe dhjetëra deponi të tjera ilegale nëpër pjesë të ndryshme të komunës.Mirëpo, inspektorët e Obiliqit kanë shqiptuar vetëm 4 gjoba për ndotje të ambientit.“Sa i përket gjobave për hedhje të mbeturinave në territorin e komunës së Obiliqit i shqipton DMM-ja, nga të dhënat nga kjo Drejtori deri më tani janë shqiptuar katër gjoba për hedhje të mbeturinave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit.

Mirëpo, kryetari Xhafer Gashi në debatin “Jeta në Komunë” nuk i ka besuar Zyrës për Informim. Sipas tij, ka shumë më shumë gjoba sesa 4.“Nuk po e di saktë, por janë diku rreth 40 gjoba. Nuk mund të jenë 4. Mund të jetë gabim. Unë besoj që janë më shumë se 4”, tha Gashi në “Jeta në Komunë”.Komuna e Skenderajt, një komunë e ngjashme për nga madhësia me atë Obiliqit i ka shqiptuar 40 gjoba për ndotje të ambientit.Në Obiliq, të gjitha ujërat e zeza derdhen në lumenjtë Llap dhe Sitnica.

Kryetari Xhafer Gashi në debat “Jeta në Komunë” tha se janë duke pritur për fillimin e projektit 170 milionësh për ndërtimin e impianteve për ujërat e zeza.“S’po guxoj me të dhanë datë për impiant, sepse unë po të jap data e s’po kryhet. Është duke e bërë një studim i fizibilitetit për Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Është projekt 170 milionësh dhe ne po presim”, tha Gashi.Të ftuar në studio janë edhe tre asamblistë, dy prej tyre nga opozita, Aziz Bici nga Vetëvendosje dhe Nazmi Gashi nga Nisma Socialdemokrate si dhe nga pozita – kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri.

- Advertisement -
- Advertisement -

Stay Connected

16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe

Lexo

RTK vendos logon e vet në fanelë të Ronaldos, mund t’i kushtojë buxhetit të Kosovës miliona euro

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe padyshim sportisti më i njohur në botë,...
- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton për shkakun e vdekjes së gjyqtarit Bashkim Beshi

Është ndarë nga jeta sot në moshën 52 vjeçare gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi. I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje...

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir. Ky i fundit duke komentuar...

Vazhdon përplasja në distancë, Hoti i përgjigjet sërish akuzave të Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur edhe njëherë kritikave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për shuarjen e Taskë Forcës Speciale kundër...

Related News

Ekskluzive: Ky është bordi i ri i KEK-ut

Qeveria e Republikës ka shkarkuar bordin e KEK-ut. Kësisoj, menjëherë ka marrë vendim që të emëroj bordin e ri. Indeksonline ka mësuar emrat e tyre: Musa...
- Advertisement -