“Luftë” mes Alketa Vejsiut dhe Xhemit të “Portokallisë”

Ikonat e ekranit e dinë se hakmarrja është një gjellë që konsumohet e ftohtë.

Kështu ka bërë edhe Alketa Vejsiu, e cila ka përdorur median e saj, Revista Class si përgjigje për prezantuesen e Portokallisë Xhemi Shehu. Xhemi disa ditë më parë kishte publikuar një video ku ironizonte Vejsiun e cila u ndërrua 11 herë gjatë prezantimit të Festivalit të 58-të të Këngës.

Ajo në Portokalli, bashkë me Salsano Rrapon, kanë ironizuar moderatoren e Festivalit të 58-të, të Këngës në RTSH. Ndonëse pa përmendur emër, Xhemi ka thënë: “Ika të ndërrohem se kam 5 minuta me këtë veshje, nuk mund të rri robi 5 minuta me një veshje”.

Ndërsa sot në revistën Class, Xhemi është tallur si aktore humori e dorës së dytë duke nënkuptuar se është shumë larg Alketës si prezantuese.

“Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!” Por kunjat nuk kanë përfunduar këtu. Duke u nisur nga aludimet se emri i vërtetë i saj është Xhemile, siç mediat online kishin shkruar. Revista Class-it ka thumbuar. “Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!” Në prezantim, Xhemi ka rivale të forta, kështuqë më mirë të meret me aktrimin, shkruhet në postim./laspi

Postimi i plotë:

Të fundit

50 vjeçarja seksi, Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka treguar edhe njëherë se sa në formë është ajo Edhe pse 50 vjeçare, bukuroshja amerikane ka postuar një...

Rama i hakmerret Kurtit që kundërshtoi minishengenin në Munih, e quan ngatërrestar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të sulmojë homologun e tij nga Kosova Albin Kurti, për shkak se ky i fundit kundërshtoi minishengenin. Kryeministri...

Rita pozon tepër seksi dhe jep këshilla për jetën

Rita Ora ka postuar një foto tepër seksi sonte Këngëtarja kosovare është parë në Los Angeles të Kalifornisë ku si duket moti atje sonte ishte...

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e...

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Milos Ciric, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë. Ai në një opinion...