KURTI: ZYRTARËT QË FIRMOSËN MARRËVESHJET NË BERLIN, NUK KANË AUTORIZIMIN E QEVERISË

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth konferencës së Sigurisë në Munih ku po merr pjesë së bashku me presidentin Hashim Thaçi, shkruan Kosova Post.

Ai thotë se marrëveshjet e nënshkruara në Munih u bën pa njohurinë e tij.

“Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare’, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.

 

Të fundit

50 vjeçarja seksi, Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka treguar edhe njëherë se sa në formë është ajo Edhe pse 50 vjeçare, bukuroshja amerikane ka postuar një...

Rama i hakmerret Kurtit që kundërshtoi minishengenin në Munih, e quan ngatërrestar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të sulmojë homologun e tij nga Kosova Albin Kurti, për shkak se ky i fundit kundërshtoi minishengenin. Kryeministri...

Rita pozon tepër seksi dhe jep këshilla për jetën

Rita Ora ka postuar një foto tepër seksi sonte Këngëtarja kosovare është parë në Los Angeles të Kalifornisë ku si duket moti atje sonte ishte...

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e...

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Milos Ciric, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë. Ai në një opinion...