Këta janë ministrat e Vetëvendosjes të propozuar nga Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar sot emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë ndërkaq ka propozuiar Rozeta Hajdarin. Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai./GazetaExpress/

Të fundit

50 vjeçarja seksi, Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka treguar edhe njëherë se sa në formë është ajo Edhe pse 50 vjeçare, bukuroshja amerikane ka postuar një...

Rama i hakmerret Kurtit që kundërshtoi minishengenin në Munih, e quan ngatërrestar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të sulmojë homologun e tij nga Kosova Albin Kurti, për shkak se ky i fundit kundërshtoi minishengenin. Kryeministri...

Rita pozon tepër seksi dhe jep këshilla për jetën

Rita Ora ka postuar një foto tepër seksi sonte Këngëtarja kosovare është parë në Los Angeles të Kalifornisë ku si duket moti atje sonte ishte...

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e...

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Milos Ciric, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë. Ai në një opinion...